BallinaBotaSulmi terrorist në Moskë, shkon në 60 numri i viktimave! Mes të...

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 60 numri i viktimave! Mes të vdekurve edhe fëmijë

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 60, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se ka edhe fëmijë.

Ndërkohë më shumë se 100 të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur qëlluan me armë në një koncert rock-u në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

“Trupat e të ndjerit janë duke u ekzaminuar. Është vërtetuar përkohësisht se më shumë se 60 persona kanë vdekur në sulmin terrorist. Fatkeqësisht, numri i viktimave mund të rritet”, tha Komiteti Hetimor rus.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko tha se 115 persona janë në spital, pesë prej tyre janë fëmijë. 60 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi ai.

Presidenti Vladimir Putin ende nuk i është drejtuar drejtpërdrejt popullit rus për sulmin e së premtes (22 mars_.

Megjithatë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova ka deklaruar se lideri rus u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve në sulm.

“Presidenti u uroi të gjithëve një shërim të shpejtë dhe përcolli mirënjohjen e tij për mjekët”, citohet të ketë thënë Golikova pas takimit me të.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se paralajmëroi autoritetet ruse në fillim të muajit mars për një sulm në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, për të përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo.

Por Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime duke i konsideruar si “propagandë”, edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi, raporton BBC.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular