BallinaAktualitetU kthye në shtëpinë e saj, por nuk ia doli: Ina Kasimati...

U kthye në shtëpinë e saj, por nuk ia doli: Ina Kasimati ndahet nga jeta!

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë prej të cilës vuante prej vitesh. Ajo ka ndërruar jetë.

Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

Muajt e fundit ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej.

Në rrjetet sociale u hap dhe një llogari për të mbledhur paratë për kthimin e saj.

Pas lajmit se Kasimati ka ndërruar jetë, ka pasur reagime të shumta.

“Ina Kasimati ishte për nxënësit e saj, më shumë sesa mësuese.

Ishte një bashkëndërtuese ëndrrash, një mbrojtëse e guximit të të qenit vetvetja në një botë që shpesh të detyron të jesh diçka tjetër.

Me zemrën e saj, shumë më të madhe sesa sëmundja me të cilën luftoi, ajo u mësoi brezave më shumë sesa shkruhet nëpër tekstet e librave: u mësoi ato që shkruhen thellë në kodin e shpirtit njerëzor – mësimet e dashurisë,respektit,vullnetit dhe këmbënguljes.

Lamtumirë, e dashur Ina, do ngelesh gjithmonë e paharruar”, shkruan deputeti vlonjat Ilir Metaj.

“Ndonjëherë mjafton një njeri për të kuptuar përmasën e botës. Ina, ishe ti”, shkruan nga ana tjetër deputetja demokrate Flutura Açka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular