BallinaSport“Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë”, Ylber Ramadani në konferencën për...

“Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë”, Ylber Ramadani në konferencën për shtyp: Të futemi nga minuta e parë seriozisht

Ylber Ramadani ishte ne krah të trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së të hënës kundër Suedisë

Ai u pyet në lidhje me formën dhe harmoninë e ekipit, por gjithashtu edhe nëse duhet të presim një farë përgjigje nga Shqipëria pas asaj humbje me Kilin 3-0.

“Ne jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Loja me Kilin na shërbeu që të kthehemi me këmbë në tokë, të mendojmë më seriozisht se këto ndeshje janë si të Europianit në të ardhmen.

Atmosfera është fantastike, si gjithmonë jemi shumë të bashkuar. E dimë që nuk bëmë rezultat me Kilin por do hyjmë të bëjmë maksimumin në ndeshjen e ardhshme.

Duhet të ndryshojmë qasjen, futemi nga minuta e parë seriozisht, të mos e marrim të lehtë ndeshjen. Suedia është shumë e fortë, ne do të futemi që të bëjmë një ndeshje shumë serioze

Shpërqendrim lista për Europianin? Këto zgjedhje i bën trajneri, ne duhet të luajmë, t’i tregojmë trajnerit që duam të jemi. Nuk mendoj se është ajo, por të bëjmë maksimumin që trajneri të na marrë pastaj.

Gjithmonë para vihet grupi, unë gjithmonë do jem ne mbështetje te tyre si jashtë apo nga brenda. Normalisht unë e thashë edhe me herët ndeshja me Kilin ndoshta edhe 15 minutat e para e morën pak lehtë po nesër duhet ta fillojmë nga minuta e parë dhe ta marrim seriozisht.

Normalisht trajneri i ka zgjedhur këto dy ndeshje t’i luajmë që të na përgatisin për Europian, Suedia është një ekip i mirë dhe fizik, do të futemi nesër sepse edhe ne kemi ekip të mirë, dhe do të bejmë futbollin tonë.” PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular