BallinaAktualitetTragjike/ Makina e garave humb kontrollin dhe përplas spektatorët, 4 të vdekur...

Tragjike/ Makina e garave humb kontrollin dhe përplas spektatorët, 4 të vdekur në Hungari

Katër persona kanë humbur jetën, pasi një makinë që kishte marrë pjesë në garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët.

Autoritetet njoftuan se si pasojë e përplasjes janë plagosur edhe disa persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Policia njoftoi se ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dy-ditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom. Autoritetet hungareze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular