BallinaEkonomiSekretari i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli: Pagesa e shërbimeve publike online...

Sekretari i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli: Pagesa e shërbimeve publike online në vend-numëro

Objektivi i qeverisë për të ofruar pagesën e shërbime publike online nga bankat duket se ka mbetur në vendnumëro.

Sot vetëm një bankë në treg ofron këtë procedurë, ndërsa dy janë shërbimet, certifikata për fiskalizimin dhe nënshkrimi elektronik

Të gjitha bankat e tjera janë në pritje për të krijuar lidhjen me Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Sekretari i shoqatës së bankave i ftuar në “E-ZONE” në Vizion Plus, thotë se deri më tani ky proces nuk është marrë seriozisht.

“Më në fund u ça gardhi, të paktën një bankë ka arritur të dalë e të ofrojë këtë shërbim, por problemi është numri i tyre. Është shumë i vogël. Janë vetëm dy shërbime gati nga AKSHI dhe nga gjithë institucionet e tjera publike që ofrojnë dhe kanë komisione apo tarifa për shërbimet e tyre që mund të lidhen me sektorin bankar, ndërkohë që janë 6-7 banka të tjera në proces të përfundimit të lidhjes me AKSHI-n, por sërish kjo lidhje dhe ky ofrim shërbimi është shumë i kufizuar. Sot për shembull shumica e qytetarëve kanë për të paguar hipotekën. Ne në këtë lidhje nuk e kemi hipotekën gati. Nuk e ka AKSHI, nuk e ofron. Janë dy shërbime, certifikimi për fiskalizimin dhe nënshkrimi elektronik. Vetëm këto dy tarifa mund të paguhen. Unë nuk dua të bëj me përgjegjësi vetëm AKSHI, sepse janë edhe institucione të tjera që ofrojnë, fjala është për kadastrën apo institucione të tjera që kanë shërbime të tilla”, tha Brumbulli në Vizon Plus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular