BallinaAktualitetZgjedhjet vendore në Turqi/ Opozita kryeson, Erdogan forcë e dytë

Zgjedhjet vendore në Turqi/ Opozita kryeson, Erdogan forcë e dytë

Rezultatet nga zgjedhjet lokale të së dielës tregojnë se partia kryesore opozitare e Turqisë është gati të mbajë kontrollin mbi qytetet vendimtare, duke i dhënë një goditje të fortë Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Fitorja e kandidatëve për kryebashkiakë të partisë kryesore opozitare CHP në Stamboll dhe Ankara konsiderohet e siguruar, bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve lokale në Turqi , siç vlerëson Agence France-Presse.

Me më shumë se 72% të votave të numëruara, Imamoglu mori 50.37% në zgjedhjet komunale të Stambollit, krahasuar me kandidatin e presidentit Erdogan për AKP, Murat Kurum, i cili mori 40.9%.

Imamoglu po shkon drejt një mandati të dytë, duke u parë si politikani që mund të sfidojë plotfuqinë e partisë së presidentit turk.

Kryetari i bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavas, gjithashtu një kandidat i CHP-së, duket se po siguron një mandat të dytë. Javas kryeson me 58.6% të votave kundrejt 33.5% të kundërshtarit të tij.

Dhe në Izmir, Kemil Tugai i CHP kryeson Hamza Dag me 11 pikë. “Mendoj se është fillimi i një epoke të re. Ka rezultate shumë të ngjashme në disa nga rajonet tona. Megjithatë, edhe në formën e saj më të keqe, është e qartë se më shumë territore do të jenë tonat në krahasim me periudhën e mëparshme”, tha Tugai.

Në bazë të këtyre rezultateve, për herë të parë që nga viti 2002 Partia Republikane fiton në territor me përqindjen që pritet të arrijë në 40%.

Fitorja e opozitës në Ankara dhe Stamboll në vitin 2019 kishte dëmtuar imazhin e presidentit të pathyeshëm. E njëjta situatë përsëritet edhe sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular