BallinaKryesoreApeli/ U kërkua çregjistrimi i Bashës si kryetar i PD, gjykata do...

Apeli/ U kërkua çregjistrimi i Bashës si kryetar i PD, gjykata do shqyrtojë legjimitetin e grupit të Gaz Bardhit!

U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për  çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Kujtojmë se Rithemelimi më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike.

Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular