BallinaSportRoko Vata te Shqipëria, ja kush e ka marrë përsipër ta veshë...

Roko Vata te Shqipëria, ja kush e ka marrë përsipër ta veshë kuqezi

spot_img
spot_img

Luis Hasa, Brajan Gruda, Roko Vata, të gjithë janë futbollistë të talentuar shqiptarë, por aktualisht nuk përfaqësojnë ngjyrat kuqezi për shumë arsye të ndryshme. Ende në ekipet zinxhirë dhe pa debutuar me ekipin e parë të kombëtareve të tjera, të tre e kanë mundësinë që të luajnë për Shqipërinë një ditë.

Mesa duket, për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, shanset janë më të mëdha. “Panorama Sport” mëson se FSHF-ja ka nisur kontaktet për të afruar Roko Vatën dhe për këtë po punon Fulvio Pea, italiani që mban postin e Drejtorit teknik në federatë. Padyshim që Vata ka dalluar për moshën që ka, duke u cilësuar një ndër talentet më premtues në Europë dhe për momentin është pjesë e Sëlltikut dhe së fundmi nuk ka rinovuar me gjigandët skocezë.

PRAPASKENAT Në dy vitet e fundit është folur shumë për Roko Vatën, për faktin që pse nuk luan për ekipet zinxhirë të Shqipërisë dhe përfaqëson Irlandën. Nga njëra anë kemi pasur deklaratat e Rudi Vatës, i cili është shprehur se asnjë ftesë nuk ka mbërritur nga Shqipëria për djalin e tij, dhe nga ana tjetër FSHFnë që e ka kaluar në heshtje këtë situatë. Por, mesa duket afrimi i Roko Vatës është i nevojshëm dhe për këtë ka menduar një italian. Mësohet se Fulvio Pea, Drejtori teknik që ka në mbikëqyrje ekipet e moshave kuqezi, ka nisur punën për të afruar Roko Vatën, edhe pse në këtë fushatë kualifikuese të Europianit U-21, sulmuesi anësor ka luajtur për Irlandën dhe nuk është e lejuar që të luajë për Shqipërinë.

Megjithatë, nga edicioni tjetër Roko mund të zbresë në fushë me ngjyrat kuqezi të ekipit të drejtuar nga Alban Bushi, por nuk përjashtohet edhe një grumbullim nga ekipi i parë i Silvinjos pas Europianit. Roko Vata ka edhe dy muaj kontratë me Sëlltikun dhe pritet që të bashkohet me një ekip të Serisë A. Në Itali emri i tij lidhet me ekipin e Bolonjës, por në skenë ka dalë edhe Milani. Në 34 ndeshje me Sëlltik B, 18-vjeçari ka shënuar 23 gola, ndërsa në 6 takime me ekipin e parë të Sëlltikut, ka gjetur një herë rrjetën.

KRISTI SEJATLLARI-PANAORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular