BallinaEkonomiGazetari Bardhi Sejdarasi: Situata ekonomike e vështirë. Shqetësuese që nuk kemi siguruar...

Gazetari Bardhi Sejdarasi: Situata ekonomike e vështirë. Shqetësuese që nuk kemi siguruar minimumin jetik

Gazetari Bardhi Sejdarasu, i ftuar në emisionin Open në News24, deklaroi se situata ekonomike në vend është e rëndë.

Sejdarasi theksoi se shqetësuese është se nuk kemi përcaktuar as minimumin jetik.

“Kemi një gjendje të vështirë ekonomike, ka shumë vite që jemi në gjendje jo të mirë. Mumbeo është një portal që është etalon. Edhe Instituti i Mirëqenies Globale tregon mirëqenien globale dhe Shqipëria ishte e 102 nga 180 shtete. Ne kemi edhe informalitetin në paga, që është fenomen tepër shqetësues. Ne nuk kemi siguruar dot minimumin jetik.

Duke qenë se nuk kemi minimumin jetik, nuk llogarisim dot më pas gjërat e tjera. 2.4 milionë lekë nuk janë pak dhe në Shqipëri një çift zakonisht nuk i merr këto para. Jetojmë keq”, deklaroi Sejdarasi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular