BallinaAktualitetParashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë e pasdite dhe të larta transparente. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: 4 deri 16°C në zonat malore, 6 deri 22°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 20°C në zonat bregdetare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular