BallinaOP EDIir Meta në tmerr paranojak përballë SPAK!

Iir Meta në tmerr paranojak përballë SPAK!

Nga Azgan Haklaj
Nuk mendoj të ketë pasur një instrument a institucion juridik sikurse Prokuroria e Pasaçme (SPAK) të ketë guxuar në këto tre dekada të përballet me establishmentin e korruptuar deri në diskretitim të vendit tonë.
Dhe përveç guximit profesional e human të prokurorëve natyrisht merita është e aleatëve tanë euroatlantikë!
Babai i korrupsionit dhe arrogancës shtetërore Sali Berisha miku i Damir Fazlliçit ka përfunduar në çati, i linçuar familjarisht nga bota demokratike.
Edi Rama miku i McGonigalit të cilin e përdori kundër PD-së dhe kryetarit të saj Lulzim Basha ka më tepër bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në qelitë e burgut sesa i kanë ngelur në zyrat e pushtetit.
Por ai që tmerrin për të bëmat e tij korruptive e ka kthyer në paranojë e skizofreni është ai që dikur krahasonte veten me Riza Cerovën dhe Bajram Currin ndërsa sot është i gatshëm të vdesë për Belerin.
Ky është Ilir Meta (Metaj).
Në një dezekuiliber total ai po luan aktin final të një komedie mediokre.
Pasi nuk impresionoi drejtesinë e re me trimëri që të thyen në mes si çun i pazarit të ri, ky kryehajdut sajoi semundje “jo sheruese”, ndërkohë që e vetmja semundje e tij që nuk kurohet është hajnia.
Pasi u vetizolua në seli nga paniku ai mori malet kodrat e palestrat për të dhënë mesazhet e një atleti politik që është në “top formë”.
Mirëpo edhe perdet e kësaj komedie do të bien dhe në ekranin e SPAK-ut do të shfaqet sigla “Fund”.
Ajo që duhet nënvizuar është një realitet që jo me fjalë por me vepra po materializohet; aleanca e re e Trekëndëshit të Bermudës.
Pavarësisht nga kostumet e parfumet që mbeshtjellin këtë marrveshje ajo është një aleancë e fshehtë e tyre pikërisht kundër SPAK-ut që e parë me vemendje është njëkohlsusht një revoltë e kundërshti absolute kunder SHBA dhe aleatëve perëndimorë te cilët tani kanë të dekriptuar e të dokumentuar gjithë veprimtarinë e tyre kriminale.
Kjo marrveshje është kambanë alarmi për shqiptarët dhe aleatët tanë strategjikë.
Përplasjet publike, akuzat e kundër akuzat mes brinjëve të trebythëkendëshit janë një teatër i pështirë.
Llomotitjet e foltoristëve kundër Erion Veliajt apo Olsi Ramës duke hequr nga fokusi Edi Ramen e Belinda Ballukun është jo vetëm taktikë mashtrimi e karikimi por një suport për vjedhje të tjera të kësaj bande kriminale.
Ujdia e miratimit të ligjit të amnistisë në thelb është një kurajo e fshehtë për bashkëpunëtoret e tyre që janë arrestuar e do të arrestohen nga SPAK-u.
Jo vetëm kaq por shpejt do shikojnë aktin e fundit të tragjikomedisë së tyre duke miratuar ligje që limitojnë fuqinë e këtij instituciono të investuar nga SHBA-BE-Mbretëria e Bashkuar.
Në këto kushte PD-ja dhe forcat politike me integritet duhet të çjerrin këtë maskë te zezë e cila po mbron krimin e organizuar i cili ka gangrenizuar pushtetin dhe politikën duke mbjellur në vend pasigurinë, varferinë humbjen e shpresës dhe shpopullimin.
Dhe shkaku real i kësaj panorame të zymtë për secilin shqiptar e ndërkombetar është me emër të perveçëm:
Trebythëkëndëshi Berisha, Rama, Meta. Partia Demokratike e Shqiperisë dhe lideri i saj Lulzim Basha kanë shfytezuar ç’do mundesi e hapesirë demokratike për të potencuar keto probleme.
Ishte Basha ai qe inicioi ligjin për dekriminalizimin dhe po lufton për vetingun politik.
Eshtë Basha që kërkon me ngulm shenjterinë e votës si e vetmja mundësi reale për rotacion politik për sherimin e situatës përmes listave të hapura, depolitizimit te komisioneve zgjedhore mundësimin e votimit të diasporës e votimit elektronik.
Mirëpo në vend të konsiderimit aleancë e fshehë dhe e hapur e establishmentit sajohen komisione fantazmë dhe truke te tjera a thua se nuk flasin e veprojnë përpara qytetarëve por deleve.
Natyrisht kur sheh këtë situatë të mbrojtur dhe me para krimi e korrupsioni duket se nuk ka sherim vetëm deshpërim.
Mirëpo Partia Demokratike si fuqi shpirtërore misionare kundër diktaturës nuk do të tërhiqet kurrë nga boshti i saj.
Kudo në atdhe ka një mirëpritje e besim prej demokratëve qëndrestarë dhe qytetarëve e cila do të përkthehet në votë plebishitare.
Të gjithë skemat e fabrikuara nga kjo treshe kriminale politiko-oligarkike kundër PD-së dhe Lulzim Bashës janë dekonspiruar.
Fantazia e skenaristëve ka degraduar ndaj dhe Ilir Meta vjedh serverat e veta e Berisha çmend dynjane nga ballkoni i tij antiamerikan me llogje pa vlere, kurse rilindasit janë në një betejë antagoniste mes ramistëve, e erionistëve, SPAK-u ndërkohë duket se me mjete moderne e suport profesional perëndimor po realizon formulen “Ndiq paranë”!
Pikërisht këtu qëndron dhe tmerri i tyre e sidomos i Ilir Metës i cili është aq i lidhur me paratë e kusarisë sa e tejkalon Harpagonin e Molierit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular