Sasuolo shpërdoroi mbrëmë dy gola avantazh në transfertë ndaj Salernitanës, duke lënë dy pikë me vlerë në luftën për mbijetesë, me sfidën që u mbyll 2-2.
Mesfushori me tipare sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ishte protagonist me asist dhe gol në këtë sfidë për Sasusolon dhe jo më kot “Sofa Score” e ka vlerësuar me notën e lartë 8.5. Bajrami luajti për 73 minuta.
Ndërsa Marash Kumbulla hyri në fushë në minutën e 69-të. Mbrojtësi kuqezi u vlerësua me notën 6.3.
PANORAMASPORT.AL