BallinaAktualitet“Rama është jo vetëm pa kundërshtarë, por është pa portier” – Bamir...

“Rama është jo vetëm pa kundërshtarë, por është pa portier” – Bamir Topi: Në ditët më të zeza të kësaj qeverie ka një opozitë në mjerim! S’gjen dot një koalicion, por karrige

Ish-presidenti Bamir Topi e ka cilësuar Edi Ramën si kryeministrin më fatlum në historinë e politikës shqiptare, për të cilin tha se është jo vetëm pa porta, por dhe pa portier.

Topi u shpreh ndër të tjera se opozita sa vjen dhe copëzohet dhe do të ishte më mirë që të ishin pa një opozitë institucionale sesa me një të tillë.

Beteja e përfaqësuesve të opozitës, tha Topi, është për karrigen në Kuvend, jo për të gjetur koalicion dhe fituar zgjedhjet e 2025-ës

Edi Rama është kryeministri me fatlum në historinë e politikës për aq kohë sa unë lexoj politikë. Nuk ka pengesë fare. Jo vetëm që po shkon pa kundërshtar, por është pa portier. Në ditët më të zeza të kësaj qeverisje, ke një opozitë në mjerim të thellë.

Ka raste kur më mirë të jesh të pa një opozitë institucionale sesa me një opozitë të tillë. Në 90 nuk kishim opozitë, e solli fryma e popullit dhe partitë politike, u krijuan në këtë shtrat.

Rama gjatë kësaj kohe e nisi me një koalicion të gjerë dhe kësaj rruge i absorboi, është lider i një partie, por opozita sa vjen dhe copëtohet.

Ka dhe një element tjetër, këta nuk duan të ndryshojnë në mënyrë substanciale ligjin zgjedhor dhe më duket se sot e ke të veshtarë të dëgjosh nga një përfaqësues i opozitës se kemi njëmijë arsye për të fituar në 2025, sepse secili prej tyre është në betejën egoiste për të kapur vendin në lista. Program mjeran i një opozita, pas 3 mandateve, nuk e ndjen në gjendje të gjesh koalicion për t’u bashkuar, por të gjesh karrige”, tha Topi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular