BallinaRajoniBujar Osmani e zbulon: Isha autor i planit 9 pikësh për qetësimin...

Bujar Osmani e zbulon: Isha autor i planit 9 pikësh për qetësimin e situatës në veri të Kosovës

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar se çfarë ka bërë për Kosovën gjatë kohës sa ka qenë kryesues i OSBE-së.

Ai ka bërë me dije se ka qenë hartuesi i planit 9 pikësh për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës.

“Fillimisht kam qenë në vizitë në Prishtinë. Përveç takimit me presidenten, kryeministrin , ministren e jashtme, me kryeministrin vizituam edhe Akademinë për policë, ku i përshëndetem policët e rinj përfshirë edhe ata të komuniteteve. Për së dyti pastaj dola me planin 9 pikësh për deeskalim në veri të Kosovës, si kryesues i OSBE-së për shkak se me vendim të OSBE-së është vështirë të merren vendime për shkak se janë me konsensus atje dhe prandaj shfrytëzova mandatin tim si kryesues që të dal me planin 9 pikësh i cili pastaj u bë edhe plan i Qeverisë së Kosovës për deeskalim, përfshirë këtu shpalljen e zgjedhjeve dhe normalizimin e situatës atje”, ka thënë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular