BallinaAktualitet“Le dy ëngjëj kaq herët, na thave shpirtin”/ Postimi prekës i gruas...

“Le dy ëngjëj kaq herët, na thave shpirtin”/ Postimi prekës i gruas së shqiptarit që vdiq në aksident

Shqiptari me origjinë nga Kosova, Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q” humbi jetën të dielën e Pashkëve më 1 prill nga një aksident me Ferrari në Itali.

Automjeti i tij,  Ferrari GT C4, i bardhë, pas përplasjes mori flakë në rrugën Torino-Aosta. Mediat italiane raportuan se “Ferrari ” kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, i cili jetonte në Villeneuve të Zvicrës, ishte një grua, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar.

Ajo nuk ishte gruaja e tij, pasi bashkëshortja e Hysni Qestajt nuk ndodhet në Itali, por ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.

Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar dhe bashkëshortja e viktimës, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.

Postimi i plotë:

“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.

Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes.

Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada.

Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular