Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale dhe maksimalet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zona e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat lindore dhe veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.
Europa
Britania e Madhe dhe Europa qendrore do të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu gadishulli skandinav dhe vendet e lindjes do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellet dhe të temperatura të larta.