BallinaKryesoreVIDEO/Zëvendësoi Shehin si drejtues i “Aleanca për Ndryshim”, flet Agron Duka: Ja...

VIDEO/Zëvendësoi Shehin si drejtues i “Aleanca për Ndryshim”, flet Agron Duka: Ja strategjia që opozita të fitojë!

“Aleanca për Ndryshim” ka ndryshuar sërish kreun e grupit, nga Dashamir Shehi, drejtimin e grupit tashmë e ka marrë Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Agron Duka tha se rotacioni ka ardhur pas dakordësisë së aleatëve në fillim të sesionit parlamentar në vitin 2021, që ky grup parlamentar do drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, duke u drejtuar përkatësisht për secilin vit nga; Fatmir Mediu, Dashamir Shehun, Agron Duka dhe më pas i kalon Vangjel Dules.

Ai tha se ndryshimi i kryetarit të aleancës është bërë më tepër për të respektuar atë marrëveshje për të cilën kishin rënë dakord, ndërsa shtoi se ajo do vazhdoja ta kryejë rolin e saj njësoj si nën drejtimin e dy kryetarëve të mëparshëm.

“Kemi rëndë dakord që në 2021 për një rotacion, të 4 ne aleatët do drejtonim aleancën nga një vit. Në fillim ishte Fatmiri, më pas zoti Shehi, unë dhe Dule ishim skeptik, por më erdhi dhe mua radha për të qenë kryetari i këtij grupi parlamentar.

Nuk ka asnjëlloj ndryshimi, si të jem unë si të jetë Dash Shehi njëlloj do jetë grupi, por më tepër për t’ju përmbajtur asaj marrëveshje. Zoti Dule nuk ka pranuar që të bëhej kryetar, me erdhi radha mua, mbase më pas do jetë Dule kryetari, para zgjedhjeve. Nuk ka asnjë risi, unë nuk mendoj se do jem më i miri ndër këta. Aleanca për ndryshim padyshim që do të ketë rol, por kjo nuk ndryshon nga ndryshimi i kryetarit”,-tha Agron Duka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular