BallinaAktualitetÇmim Nderi për “Brenga e prokurorit” në konkursin letrar “At Zef Pllumi”....

Çmim Nderi për “Brenga e prokurorit” në konkursin letrar “At Zef Pllumi”. Falënderimet e autorit Ahmet Prençi

Autori Ahmet Prençi është vlerësuar me çmim nderi nga juria e konkursit letrar “At Zef Pllumi” për romanin “Brenga e prokurorit”, botim i Shtëpisë botuese “Mediaprint”. Ky aktivitet i rëndësishëm letrar u zhvillua në qytetin e Lezhës, ku shkrimtarë të shumtë morën pjesë me veprat e tyre.  Juria e këtij konkursi kryesohej nga studiuesi dhe shkrimtari Behar Gjoka dhe anëtarët; poeti dhe gazetari Marash Mirashi dhe publicisti e tregimtari Agim Xhafka. Për këtë vlerësim ka reaguar dhe autori Prençi i cili ishte pjesë së ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Statusi i Ahmet Prençit në FB
Përzemërsisht falenderime për vëmendjen dhe vlerësimin e romanit “Brenga e prokurorit” nga juria e çmimit “At Zef Pllumi”. Çmimi i nderit i dhënë në Lezhë për këtë roman, është një simbolikë shumë e çmuar për mua. Përulësisht mirënjohës jurisë së kryesuar nga studiuesi dhe shkrimtari Behar Gjoka dhe anëtaret; poeti i dashur për mua dhe gazetari Marash Mirashi dhe publicisti e tregimtari Agim Xhafka. Urime Biblioteka Publike “Gjergj Fishta” Lezhe dhe në veçanti Kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu që këtyre aktiviteteve u ka dhënë përmasa kombëtare me mbështetjen dhe përkushtimin e tij. Urimet më të mira shkrimtarëve të shumtë që morën pjesë me veprat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm letrarë dhe në veçanti fituesve Preç Zogaj, Bashkim Shehu, Profesor Shaban Murati, Pashk Përvathi, Thanas Medi,Namik Dokle, Frano Kulli. Faleminderit Lezha e besëlidhjes, historise, kulturës, turizmit dhe vlerave.🙏

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular