BallinaAktualitetAmbasadori i BE-së takon Altin Dumanin, Gonzato: SPAK, lojtar kyç në përparimin...

Ambasadori i BE-së takon Altin Dumanin, Gonzato: SPAK, lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Gonzato shprehet se SPAK është një lojtar kyç në përparimin të Shqipërisë drejt, duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin të Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve europiane të zgjerimit të BE-së.

Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular