BallinaKronike“Makina i kishte zënë përmbys”, flet dëshmitari i aksidentit tragjik me dy...

“Makina i kishte zënë përmbys”, flet dëshmitari i aksidentit tragjik me dy viktima në Fushë Kuqe

Një dëshmitar ka parë të gjithë aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Fushë Kuqe.

Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia me zetor për të shkuar të punojë tokën dhe 21 vjeçari pasagjer ishte punëtori i tij.

Nuk dihet cili ka qenë shkaku që 60 vjeçari humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Kishte qenë djali i tij nga Belgjika që kishte hyrë në ujë për ti dhënë ndihmën e parë por viktimat kishin humbur jetën.

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave.

Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” thotë banori i zonës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular