Një automjet është shkrumbuar ne aksin e vjetër Korçë – Ersekë, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.
Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe personat që udhëtonin nuk kanë marrë dëmtime.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik i automjetit, i cili ka nisur flakët në ecje.
Fatmirësisht nuk evidentohen persona të lënduar.