BallinaAktualitetPërmbytet anija me emigrantë në Greqi, gjenden buzë plazhit trupat e pajetë...

Përmbytet anija me emigrantë në Greqi, gjenden buzë plazhit trupat e pajetë të tri vajzave të mitura

Tre trupa të pajetë janë gjetur nga zjarrfikësit grekë në një plazh shkëmbor në ishullin e Kios, pas fundosjes së një varke me emigrantë mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave të huaja, trupat e pajetë i përkasin tri vajzave të vogla. Roja bregdetare greke ka deklaruar për AFP se ato ishin tri vajza të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç.

Në total, sipas informacioneve nga autoritetet, janë shpëtuar 19 persona, mes tyre janë tetë të mitur dhe nëna e vajzave që humbën jetën.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë me dije se në varkë udhëtonin gjithsej 22 persona dhe nuk duhet të ketë të zhdukur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular