Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhit, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK ndërsa është filmuar duke dalë nga ambientet e institucionit të drejtësisë.
“Më morën në pyetje për shtëpinë që kam, për pronën time. Unë s’kam qenë pa punë. Unë s’kam bërë tendera. E kam ndihmuar vajzën time, jam krenare për të”, u shpreh ajo pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë që Monika Kryemadhit iu është sekuestruar celulari në banesën e nënës së saj.
Deputetja e Partisë së Lirisë ka ankimuar vendimin në të gjitha shkallët e gjyqësorit për kthimin e celularit, por rekursi i saj nuk u pranua nga Gjykata e Lartë.