BallinaEkonomiDetyrimi për ish të përndjekurit 290 milionë euro, raporti i KLSH: Me...

Detyrimi për ish të përndjekurit 290 milionë euro, raporti i KLSH: Me këto ritme shlyhet pas 30 vitesh

Ish të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas kanë përfituar dëmshpërblim, do të duhet të presin të paktën 3 dekada për të marrë plotësisht atë që u është llogaritur dhe takon.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) vëren se, nëse do të ecet me këto ritme ku çdo vit miratohet në buxhet një shumë e papërfillshme në raport me totalin, mbyllja e këtij kapitulli do të jetë shumë afatgjatë.

“Vlera e detyrimit të mbetur për ish të përndjekurit politik deri në fund të viti 2022 është 29.88 miliardë lekë (290 mln euro) dhe nëse buxhetimi dhe çelja e fondit për ish të përndjekurit do të vazhdojë me këtë ritëm apo më të ulet, ky detyrim do të mund të shlyhet mesatarisht pas rreth 30 vitesh” nënvizon raporti.

Për vitin 2024, shuma e miratuar për këtë kategori është 1 miliard lekë.

Mënyra e kompensimit për ish të përndjekurit ka ndryshuar vazhdimisht që nga koha e qeverisjes së djathtë e deri më sot.

Në vitet 2009-2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në atë kohë ishin mbi 13 mijë dosje të miratuara të aplikuara nga ish të përndjekurit politikë. Kategoritë që përfitonin këtë dëmshpërblim ishin të ndara në parësore dhe dytësore.

Për parësorët në ato vite u miratua dhënia e 8 kësteve me shuma 1 milionë dhe jo më i vogël se 100 mijë lekë teksa u kërkua që të shtohej edhe një këst i nëntë për shkak se kishte ende dëmshpërblim të pashpërndarë për disa raste.

Ritmi i pagesave ka ardhur në rënie nga viti në vit. Kështu nga viti 2010 deri në vitin 2014, janë shpërndarë 7.9 miliardë lekë. Më pas nga viti 2014 deri në vitin 2018, janë shpërndarë 9.1 miliardë lekë. Në vitet 2019 dhe 2020 shuma e dhënë ishte 2.19 miliardë lekë.

Nga viti 2021 përfshirë planifikimin e bërë për këtë kategori në buxhetin e vitit 2024 fondi në total është pak më shumë se 4 miliardë lekë. Pra në total janë rreth 23 miliardë lekë të shpërndara për këtë kategori dhe mbetet akoma më shumë se gjysma ende e pashlyer.

Këto janë pagesa të kryera cash nga buxheti i shtetit teksa ndër vite ka pasur edhe forma të tjera të lidhura me avancim privatizimi me bono privatizimi, ku për herë të fundit kjo shumë e raportuar ishte në vitin 2018 dhe llogaritej në gati 34 milionë dollarë./N.Maho

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular