Deputetja demokrate, Orjola Pampuri në një intervistë në A2 News është shprehur, se bashkimet bëhen mbi bazën e disa parimeve dhe standarteve dhe jo mbi bazën e interesave personale.
Sipas saj nëse bashkimet bëhen pa parime, atëhere quhet shitje duke e konkretizuar me marrëveshjen e Rithemelimit me qeverinë.
Pampuri shprehet se Bardhi nuk është kryetar i grupit parlamentar të PD dhe se KQZ dhe gjykata, njohin Bashën Kryetar të PD dhe nuk vendos Lindita Nikolla se kush do të kthehet dhe kush do të qëndrojë.