BallinaEkonomiWizz Air Malta, një Pioner në Siguri dhe novacion. Vlerësuar me Certifikatë...

Wizz Air Malta, një Pioner në Siguri dhe novacion. Vlerësuar me Certifikatë për Operimet Ajrore nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Europian në PE

Vlerësuar me Certifikatë për Operimet Ajrore nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Europian në Parlamentin Europian

Bruksel, 10 prill 2024 – Wizz Air Malta organizoi një seancë informuese në Parlamentin Europian. Aktiviteti, i sponsorizuar nga eurodeputeti Marinescu, mblodhi së bashku aksionerët kryesorë për të diskutuar operacionet e aviacionit, protokollet e sigurisë dhe projeksionet e ardhshme.

Wizz Air Malta, një nënkompani e Grupit Wizz Air, nisi aktivitetin e saj në shtator të vitit 2022. Me baza në Itali, Rumani, Austri, dhe Shqipëri, kjo kompani ajrore është pozicionuar strategjikisht për të shërbyer në tregje të ndryshme europiane. Së fundmi, Wizz Air Malta mori shpërblimin e  Certifikatës së Operatorit të Ajrit (AOC) nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian (EASA) dhe një Licencë Operative (OL) nga Drejtoria e Aviacionit Civil të Maltës (CAD). Kjo arritje lejon grupin të zgjerojë operacionet e saj, duke ofruar fleksibilitet dhe mundësi rritjeje.

Gjatë seancës informative, Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtarët e ekipit operativ të Wizz Air Malta, u përfshinë në diskutime të zgjeruara mbi sistemin e menaxhimit të sigurisë së aviacionit. Ndër temat kyçe mund të përmendim kulturën e sigurisë, menaxhimin e lodhjes, raportimin e ngjarjeve të detyrueshme dhe vullnetare, monitorimin e performancës së sigurisë dhe zbatimin e objektivave të sigurisë. Në veçanti, Wizz Air Malta operon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të EASAs, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me rregullatorin, për të përforcuar sigurinë dhe transparencën në të gjitha aspektet e veprimtarisë të saj.

Aktiviteti përfshiu disa fjalime nga pjesëmarrësit kryesorë të Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit së Bashkimit Europian (EASA). Z. Marinescu theksoi rëndësinë maksimale të sigurisë në operacionet e aviacionit. Ai nënvizoi rolin kritik të aviacionit në shoqëri dhe ndikimin e tij në ekonomi. Z. Luecking, përfaqësues i sigurisë në DG MOVE, diskutoi evolucionin e rregulloreve të BE-së që nga viti 2018, duke u përshtatur me peizazhet e ndryshueshme të rregullatorëve. Ai shpjegoi konceptin e AOC-së së EASAs dhe delegimin e përgjegjësive, i cili tani është bërë realitet, duke rezultuar në rritjen e sigurisë së aviacionit dhe përmirësimin e shpërndarjes së burimeve. Gjatë seancës informative, Z. Lambotte, duke përfaqësuar EASA-në, hodhi dritë mbi aspektin kritik të mbikëqyrjes së vazhdueshme. Përpjekjet bashkëpunuese midis EASAs dhe palëve të interesuara të industrisë kontribuojnë në një peizazh më të sigurt dhe më të shkallëzuar të aviacionit.

Shkëmbimi i vazhdueshëm i ekspertizës forcon bashkëpunimin midis aksionerëve të industrisë. Duke iu përmbajtur proceseve të standardizuara, menaxhimit të rreziqeve dhe një programi të përbashkët trajnimi, Wizz Air Malta, përmes AOC-së së EASAs, përforcon sigurinë dhe efikasitetin operacional. Bashkëpunimi me EASA-në përcakton përkushtimin e saj ndaj ekselencës në industrinë e aviacionit.

Diarmuid O’Conghaile, Drejtor i Përgjithshëm i Wizz Air Malta citoi: “Ne në Wizz Air jemi të përkushtuar për të ofruar sigurinë më të lartë për pasagjerët dhe ekuipazhin tonë. Partneriteti ynë i ndërtuar mbi mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe respektin me Parlamentin Europian dhe EASA-në, thekson përkushtimin tonë për të mbajtur standarde të larta të sigurisë dhe për të standardizuar proceset në industrinë e aviacionit. Përmes dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me organet rregullatorë, mbetemi të kujdesshëm në zbatimin dhe përmirësimin e masave të sigurisë. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm forcon qëllimin tonë të përbashkët për të promovuar një mjedis aviacioni të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë.

“Siguria është aspekti më i rëndësishëm në aviacion si për pasagjerët, ashtu dhe për ekuipazhin e fluturimit. Niveli i sigurisë në aviacion mund të rritet vetëm duke përforcuar rregullat brenda kompanive ajrore dhe duke zbatuar rregullat Europiane të vendosura nga EASA. Dhe sigurisht, përmes një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes EASAs, kompanive ajrore dhe shteteve anëtare” – pohoi Z. Marian-Jean Marinescu, eurodeputet.

“Wizz Air Hungary ishte një pioner në transferimin e përgjegjësisë të mbikëqyrjen tek EASA, siç parashikohet në Nenin 65 të Rregullores Bazike të Agjencisë, në gusht 2020. Wizz Air Malta u krijua më pas dhe operoi që në fillimet e saj e pajisur me një ‘Certifikatë të Operatorit Ajror’ nga EASA, prej datës 23 shtator 2022. EASA ezeekuton përgjegjësinë e saj si Autoritet Kompetent, dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të përshkruar, me mbështetjen aktive të Shteteve Anëtare të BE-së. Ky koncept i “operacioneve të grupit” është aplikuar me sukses tek operatorë të ngjashëm panEuropianë dhe ka promovuar vlerën e tij. Siguria është e rëndësishme në aviacion, dhe të gjitha aktivitetet e kryera nga Agjencia synojnë përmirësimin e vazhdueshëm së nivelit të sigurisë në një mënyrë eficente dhe efikase.” – komentoi Z. Vincent Lambotte, duke përfaqësuar EASA-në.

FUND

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 206 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular