BallinaKronikeE rëndë në Itali/ Shqiptari vdes në vendin e punës, pas shembjes...

E rëndë në Itali/ Shqiptari vdes në vendin e punës, pas shembjes së çatisë së ndërtesës që po rinovonte

Një punëtor 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos.

Për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë. Viktima ishte pronari, së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular