BallinaKronikeE rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Qendrën për...

E rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale, një e vrarë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Si pasojë e të shtënave një grua ka humbur jetën dhe një burrë është plagosur.

Pas ngjarjes autori është larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i Policisë:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka pasur shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular