BallinaKronikeEMRAT/Ndihmonin në trafikimin e qenieve njerëzore, ja kush janë policicët e prangosur

EMRAT/Ndihmonin në trafikimin e qenieve njerëzore, ja kush janë policicët e prangosur

spot_img
spot_img

Si rezultat i një operacioni ndërkombëtar të zhvilluar ditën e sotme (12 prill) u zbulua një grup personash që jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta dhe anëtarëve të grupeve kriminale.

Mes te arrestuarve ishin edhe efektivë policie e biznesmenë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se 5 biznese në Shqipëri u ofronin kontrata fiktive emigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas përkundrejt pagesës 5000 euro.

Pasi mbërrinin në vendin tonë, refugjatët e pajisur me leje qëndrimi dhe pune largoheshin drejt vendeve të BE përmes kufirit në Veri të vendit, si edhe në kufirin jugor me Greqinë.

Nga hetimet u identifikuan 26 shtetas të përfshirë, me role të ndryshme në këtë aktivitet, ku fatkeqësisht janë përfshirë edhe punonjës policie, të cilët janë ata që duhet ta parandalojnë dhe ta godasin këtë aktivitet kriminal, ashtu si edhe aktivitete të tjera kriminale” tha Rrumbullaku.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Endri Seiti,
Luan Tafalla,
Endrit Ismailaj,
Arnol Shpata,
Xhuljeta Çopa,
Artur Mata,
Antonio Specchio,
Artan Sulaj,
Luan Sulaj,
Shkelzen Matmuja (Bokciu),
Bukurosh Muja,
Lulzim Lami,
Tome Preka,
Xhulio Krasniqi,
Edmond Baklli,
Iglan Alliçi,
Emmanuel Ella

Komisar Altin Hasani, Specialist per Sektorin per te Huajt ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH.

Komisar Edmond Barha shef seksioni per migracionin e parregullt ne Drejtorine per Kufirin dhe Migracionin Tirane.

Ndersa per: Inspektor Ariel Hoxha punonjes policie ne Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas me mase sigurie arrest ne shtepi.

Dhe detyrim paraqitje Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular