BallinaSocialeKreu i PAA Agron Duka: Të bëjmë një skemë mbështetëse të drejtë...

Kreu i PAA Agron Duka: Të bëjmë një skemë mbështetëse të drejtë për fermerët!

Nga Agron Duka
Partia Agrare Ambientaliste mbështet protestat e fermërvë në zonën Lushnje-Fier, të cilët reaguan dje për çmimin e ulët me të cilin kompanitë e përpunimit u blejnë qumështin.

Në dukje ky është një problem mes prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, por në thelb është tërësisht problem i keqeverisjes dhe mënyrës se si trajtohen fermerët. Çmimi produkteve nuk përcaktohet nga qeveria, pasi këto janë atribute të tregut të lirë, por qeveria ka në dorë që ti mbështesë blegtorët me subvencione.

Kjo është ajo që bën qeveria serbe, nga ku vjen një pjesë e qumështit.

Këtë bën qeveria e Kosovës, nga ku vjen edhe pjesa më e madhe e qumështit.

Kështu bën edhe qeveria hungareze, nga ku vjen serish një pjesë e qumeshtit.

Prodhuesit u drejtohen vendeve të tjera sepse e marrin më lirë qumështin.

Çështja këtu nuk është pse përpunuesit blejnë qumësht jashtë, por përse në Shqipëri kostoja është më e lartë, dhe këtu duhet të futen politikat mbështetëse dhe mbrojëse të qeverisë.

Importi u jep mundësinë e rimbursimit të tvsh-së pëprunuesv, ndërsa produkti i vendit, për shkak të skemës, nuk e jep këtë mundësi.

Ndaj ne vazhdojmë të këmbëgulim që të rregullohet skema mbështetëse, për të vendosur në raporte interesi reciprok përpunuesin dhe prodhuesin. Nëse sektori i bujqësisë, dhe blegtoria në vençanti, nuk do të mbështeten, atëherë regersi në këtë sektorë do të vazhdojë.

Kujtojmë se për vitin 2023 u shënua edhe rënia më e fortë e bujqësisë që nga vitit 1997.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular