BallinaPolitikeVizita 2-ditore në Francë/ Rama me Macron nënshkruajnë disa marrëveshje ndërkombëtare! Ja...

Vizita 2-ditore në Francë/ Rama me Macron nënshkruajnë disa marrëveshje ndërkombëtare! Ja axhenda

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, në kuadër të vizitës 2-ditore në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Gjatë kësaj vizite pritet të zhvillohen takime të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në “Facebook” e ka quajtur një moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës, ku u shpreh se do të hidhen hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën.

“Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, – shkruan Rama.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe një deklaratë e përbashkët për mediat nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron si dhe pritet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular