Verën e kaluar, sulmuesi brazilian Nejmar u transferua në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Hilal për shifrën e 90 milion eurove nga PSG-ja. Ai kaloi 6 vite në Paris, ku nuk e tregoi kurrë potencialin e tij të vërtetë dhe u largua me një lumë kritikash kundrejt tij.
Gjatë ditëve të fundit të tij te kampionët e Francës, vërehej një krisje midis tij dhe Klian Mbape, dikur shokë të ngushtë te kampi francez. Kjo vinte për shkak se Nejmar shpesh herë shfaqej i dehur në stërvitje, duke humbur totalisht respektin e ekipit dhe sidomos të Mbape. Sipas “L’quipe”, braziliani gjatë sezonit të fundit e bënte shpesh, madje njëherë duke patur pasoja fatale.
Ai filloi të grindej me shokët e tij të skuadrës Lionel Mesi, Serxho Ramos dhe Hakimin, madje filloi të tallte edhe një lojtarë të ri nga akademia. Falë këtij gjesti, ai përfundimisht humbi të gjithë respektin në ekip dhe askush më nuk e donte pranë veçanërisht ish-shoku i tij i ngushtë Kilian Mbape.
Nejmar zhvilloi 173 paraqitje për PSG-në gjatë 6 viteve të qëndrimit të tij atje, duke arritur të shënojë edhe 118 gola.