BallinaLifestyleDonald Veshaj “bind” familjarët e Heidit, si ndryshuan mendim për lidhjen me...

Donald Veshaj “bind” familjarët e Heidit, si ndryshuan mendim për lidhjen me Romeon! Babai i sipërmarrëses në BBV, çfarë pritet të ndodhë

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është shndërruar padyshim në kryefjalën e këtij “Big Brother”. Vajza, e cila shkaktoi një furtunë në Itali, pas pjesëmarrjes së saj në “Grande Fratello”, u shndërrua shpejt në epiqendrën e këtij edicioni në Big Brother, sidomos pas lidhjes me Romeon, një prej personazheve më të njohur në shoëbizzin tonë.

Në gati 3 muaj lojë, lidhja e çiftit na i ka ofruar të gjitha ngjyrat. Pasionin, xhelozitë, ndarjen, mosbesimin dhe mbi të gjitha atë që vetë dyshja e shpreh gjithnjë, ndjenjën e fortë që kanë për njëritjetrin. Por teksa loja brenda vijon, jashtë duket se edhe familjarët janë përfshirë tanimë në këtë situatë.

Babai i Heidit ende nuk ka pasur asnjë takim me familjarët e Romeos, madje as edhe një bisedë telefoni, ndërkaq që mamaja, është treguar e gatshme që të vendosë një raport me Romeon, duke treguar kështu edhe bonsensin që ka për lidhjen e së bijës.

Sakaq, Genti, baba i Heidit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, duke na bërë të mendojmë se ndoshta as këtë herë ai nuk është dakort me zgjedhjen e së bijës, ashtu si ndodhi edhe në tetor, kur Heidi ishte pjesë e “Big Brother” italian. Megjithatë, duket e afërt dita, kur familjet edhe do të takohen. Babai i Heidit, një natyrë disi më serioz se bashkëshortja e tij, pritet që në javët në vijim të futet në lojën e “Big Brother”, për të inkurajuar të bijën në këtë rrugëtim.

Ka qenë pikërisht Donaldi, ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke vendosur dhe kontakt me nënën e Heidit, duke formalizuar disi lidhjen e dashurisë që dy të rinjtë kanë ndërtuar brenda “Big Brother”. Nga ana tjetër, familjarët e Romeos duket se e kanë mirëpritur këtë lidhje. Fakt ky që u pa edhe kur të dy prindërit e aktorit u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe takuan fillimisht Heidin. Ishte nëna e Romeos, që dhe shprehu publikisht mbështetjen e saj për këtë çift.

“Dasma na pëlqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën. Sakaq, edhe mami i Heidit gjatë telefonatës që pati me të bijën, javë më parë u shpreh e mbëshet në këtë rrugëtim të sajin, por zgjodhi mos të komentonte lidhjen e saj me Romeon.

“Zemër të kam parë të stresuar këto ditë të ka ikur buzëqeshja fare, ti je vajzë e zgjuar intuita të dërgon gjithmonë tek e drejta, ne jemi shumë krenar me ty, ne të shohim 24/7”, u shpreh ajo në telefonatën që “Big Brother” i mundësoi. Prania e prindërve të Romeos në shtëpi ka evidentuar edhe ftohtësinë që Heidi tregoi ndaj tyre.

E diskutuar edhe gjatë spektaklit, Heidi u shpreh se është në natyrën e saj kjo sjellje, fakt që nuk u prit dhe shumë mirë nga Romeo. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorit. Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektakël. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.

“Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët”, u shpreh aktori.

“Kemi ndryshime, më pengon që unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë do bëj maksimumin të mbaj këtë gjë, por dua të bëj pak zhurmë që ai të më dëgjojë. Kam gabuar ca gjëra që janë të vogla. Unë e ndiej veten që me gjërat serioze mbaj mend, por me datat s’mbaj mend. Kam harruar edhe ditëlindjen time. Nuk më erdhi në atë moment. Është krijuar ideja që unë jam njeri i akullt, kur nuk është kështu”, u shpreh më tej Heidi. Heidi ka pasur mundësinë ta lërë), për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”, surprizë që e fitoi pas shtypjes së pulsantit.

E pyetur nga moderatorja se a beson në dashurinë e Romeos, Heidi u përgjigj: “E besoj, se ndryshe nuk do të isha martuar edhe siç e thashë, ne e kurorëzuam atë, është ndjesia jonë e vërtetë, është e bukur”. “Aq e bukur sa do të ishe gati të jetoje me prindërit e Romeos”, ishte pyetja e rdhës për Heidin. “Këtë jo”, përgjigjet Heidi, duke i bërë të gjithë të pranishmit për të qeshur. Më tutje, banorja vazhdoi: “Jo dhe faktikisht e kam thënë, është simbolike, dasmë në ‘Big Brother’, është e bukur, por janë ca gjëra që duhet parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, unë kam ardhur në një ambient tjetër nga Italia dhe ca gjëra duhet parë edhe jashtë. Por ne nuk luajmë, dhe nuk luajmë me publikun, nuk tallemi me publikun”. Ditët e fundit, ka qenë Romeo ai që ka pasur pikëpyetje për vijimin e lidhjes jashtë shtëpisë. Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë me lidhjen e tyre pasi të dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Konkurrentja tregoi se ka shumë dëshirë që romanca e tyre të vazhdojë edhe pas daljes nga shtëpia, megjithëse aktori u shpreh se ka një ndjesi që nuk do të jenë bashkë pasi të dalin nga “BBVIP”. “Ti mendon se rri me ty ngaqë jemi këtu brenda?”, e pyeti Heidi, ndërsa Romeo tha: “Si dihet se çfarë ndodhë kur të dalim jashtë”, duke treguar se do t’i shohin se si do të shkojnë gjërat pasi të dalin jashtë. Me gjasa, deri kur ky edicion të përfundojë, dinamikat mes këtij çifti do të ndryshojnë sërish. Por ndërkohë Donaldi, do të vijojë me përpjekjet për të bashkuar familjet, që fillimisht të njihen me njëritjetrin, duke e çuar këtë lidhje në një tjetër nivel.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular