BallinaBotaIrani nis ofensivën me dronët kamikazë, reagon Izraeli, mobilizon forcat ajrore

Irani nis ofensivën me dronët kamikazë, reagon Izraeli, mobilizon forcat ajrore

Pas nisjes së një sulmi me dhjetëra dronë kamikazë nga Irani, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Izraelit është shprehur se vendi i tij është i përgatitur.

Kundëradmirali Daniel Hagari u shpreh në një mesazh televiziv se forcat ajrore ashtu si edhe marina e vendit janë të mobilizuara për mbrojtjen e Izraelit.

Sakaq, ai shpjegoi se dronët kamikazë do të duan disa orë për të arritur në Izrael, ndërsa është raportuar se ato janë parë në jug të Irakut momente më parë.

Sipas tij sistemi izraelit i mbrojtjes do të jetë në gjendje të pikasë mjetet fluturuese kur ato të afrohen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular