BallinaPolitikeBasha takon në Strasburg kryetarin e Parlamentit të Ukrainës: Rusia të mbahet...

Basha takon në Strasburg kryetarin e Parlamentit të Ukrainës: Rusia të mbahet përgjegjëse edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhet në Strasburg, është takuar me kryetarin e Parlamentit trë Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

Basha shkruan se Stefanchuk i shprehu mirënjohje dhe rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës, që pritet të votohet sot në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ndër të tjera, ai tha se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë.

“Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.

Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.

Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë”, shkruan kreu demokrat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular