BallinaKryesoreRama - Gaz Bardhit: Je një çingie që hidhesh nga prehri në...

Rama – Gaz Bardhit: Je një çingie që hidhesh nga prehri në prehër dhe kënaq padronin e rradhës!

Kryeministri Edi Rama thotë se ministrat dhe ish-ministrat, të cilët kanë rënë në pranga, tanimë janë në hallin e tyre dhe se kanë mbaruar punë me politikën dhe publikun.

Rama shprehet ata janë arrestuar pas largimit prej tij nga qeveria. Sipas kreut të qeverisë, ndryshimet e vazhdueshme në kabinet janë kryer për të dhënë mesazhe të qarta.

“Unë jam shumë i vëmendshëm dhe kam bërë ndryshime të vazhdueshme në qeveri, iu kam dhënë mesazhet e mia shumë të qarta të gjithëve. Kam dhënë mesazhe të qarta edhe me lëvizjet e qeverisë, edhe me veprimet të tjera që jo gjithmonë kanë qenë të lidhura me çështje që kanë pasur të bëjnë me shqetësime të kësaj natyre dhe nga ana tjetër kemi vijuar të bëjmë reformim dhe ristrukturim dhe për këtë flasin shifrat” – tha Rama në një intervistë për Abc Neës.

Akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të tij, Rama i konsideroi shpifje, duke bërë dhe një profil të deputetit të Rithemelimit. 

Ai u shpreh për Bardhin se është një çingije që hidhet nga prehri në prehër për ti dhënë kënaqësi padronit të radhës.  

Çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër?”, tha ndër të tjera Rama. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular