BallinaSocialeVIDEO/Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" hapi dyert për maturantët nga...

VIDEO/Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hapi dyert për maturantët nga e gjithë Shqipëria

Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë hapi dyert këtë të shtunë për të pritur qindra maturantë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria, të cilët do të bëhen pjesë e universitetit në vitin e ri akademik.
Dita e hapur është tradita më e bukur e krijuar në këto 20 vjet, që iu tregon maturantëve së Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është jo thjesht më i miri, por i pari në sistemin e kultivuar të edukimit dhe rezultateve që ka shënuar

Qindra të rinj nga shumë qytete u njohën me programet e studimit në ekonomi, arkitekturë, farmaci, infermieri, fizioterapi, mjekësi odontoiatri, programe që përfundojnë me diploma të përbashkëta e të dyfishta në partneritet me universitetet italiane. Po ashtu u njohën edhe me tarifat e avantazhuara, që Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ofron këtë vit, kur shënohet 20-vjetori i krijimit
Deri në fund të muajit prill, universiteti ofron 40 përqind ulje tarifash për vitin e parë, në disa nga programet e studimit.
Në kabinetin e arkitekturës kishte shumë interes për të ndjekur punën e palodhur që bëhet për të diplomuar arkitektët e të ardhmes.

Ndërsa kjo është Aula Manja, ku po shpjegohet programi i studimit në degën e bukur të mjekësisë. Mjekësia vjen me program të plotë, teksa studimi është edhe në gjuhën angleze.

Çdo maturant vizitoi laboratorët e farmacisë, që janë funksionale e të fjalës së fundit të teknologjisë, klinikën e odontoiatrisë.

Një vizitë e dedikuar u bë në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Në kampusin ndërkombëtar dhe multikulturor sot u krijua hapësira më rinore në zemër të kryeqytetit shqiptar. BW

Ky status i meposhtëm eshte marrë nga faqja zyrare e Universitetit Katolik Zonja e Keshillit te Mire

Të shtunën me 13 prill kampusi ynë multikulturor dhe ndërkombëtar priti qindra maturantë nga Shkodra,
Vlora, Fieri, Lezha, Gjirokastra, Korça, Durrësi e Tirana sigurisht. Të gjithë kanë zgjedhur Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për vitin e ri akademik 2024-2025.
Të rinjtë u njohën dhe biseduan me pedagogë dhe koordinatorë që shpjeguan me etikë dhe profesionalizëm gjithçka duhet të dinë për programet tona të studimit në Ekonomi, Farmaci, Arkitekturë, Fizioterapi, Infermieri, Odontoiatri dhe Mjekësi.
Gjithashtu miqtë e shumtë që mirëpritëm sot u njohën edhe me tarifat shumë avantazhuese të këtij viti që përkon edhe me 20-vjetorin e themelimit të UKZKM.
Maturantë e prindër vizituan të gjitha laboratoret, klinikat e praktikës mësimore, sallat e mësimit dhe patën mundësi të vizitonin në mënyrë të dedikuar edhe Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” .
Jemi falenderues dhe mirënjohës për të gjithë ata që e kaluan të shtunën e kësaj fundjave me ne. Ne jemi krenarë për rezultatet tona në këto 20 vjet dhe do të jemi shumë të përkushtuar që të mbështesim me edukim cilësor dhe arsim të niveleve ndërkombëtare të rinjtë që do të na bashkohen këtë vit akademik.

Ju urojmë suksese!

Nuk jemi të vetmit, jemi më të mirët!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular