Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Europës deklaroi se mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë duhet të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.
Intervista e plotë e kreut të PD, në PACE Mediabox:
PACE Mediabox: Jemi këtu me Lulzim Bashën, për të folur për raportin tuaj në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Na na tregoni për disa nga mekanizmat që ju rekomandoni.
Basha: Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka kryer një luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës. Ka qenë e përfshirë në krime lufte dhe shkatërrim. Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë janë të ngrira. Tani është koha që këto fonde të konfiskohen dhe të vendosën në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.
PACE Mediabox: Dhe si mund të bëhet kjo?
Basha: Këshilli i Europës ka ngritur një regjistër për dëmet Majin e kaluar. Rezoluta dhe rekomandimi kërkon ngritjen e një Mekanizmi Ndërkombëtar për Kompensime, i cili përbëhet nga dy elementë, një fond ndërkombëtar, ku të gjitha këto asete të ngrira nga disa qeveri do të transferohen, dhe një Komision Ndërkombëtar Kompensimi, i cili në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare do të paguajë këto kompensime për dëmet në Ukrainë dhe për subjektet fizike dhe juridike, si dhe të hartojë programe për rindërtimin e Ukrainës.
PACE Mediabox: Fondi Ndërkombëtar, a është kjo një ide e re?
Basha: Jo, nuk është. Është një praktikë që është përdorur edhe më parë, dhe është një mundësi për qeveritë që të transferojnë këto asete të ngrira nga Rusia në këtë fond, në mënyrë që të menaxhohen me transparencë dhe llogaridhënie nga ky Mekanizëm Ndërkombëtar nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës, pranë Regjistrit të Dëmeve, që tashmë ekziston.
PACE Mediabox: Lulzim Basha, faleminderit shumë.