BallinaAktualitetKërkuan lirimin nga ‘arresti shtëpiak’, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin...

Kërkuan lirimin nga ‘arresti shtëpiak’, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Apeli i Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’.  

Vendimi ndaj Berishës dhe Malltezit është marrë me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzat ndaj Berishës dhe Malltezit për çështjen ‘Partizani’.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet se kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij.

Malltezi akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular