BallinaLifestyleI përmendi ish-shokun bixhozxhi që zinte bé, Juli i kthehet ashpër Meritonit:...

I përmendi ish-shokun bixhozxhi që zinte bé, Juli i kthehet ashpër Meritonit: Kur të heqësh biberonin, eja merru me mua

Ilnisa është kthyer në ‘mollën e sherrit’ mes Meritonit dhe Julit.

Debati nisi me Julin që i tha Meritonit se Ilnisa ka qenë lojtare më e fortë se ai, gjë për të cilën Meritoni mendon se banori e bën për ta nënvlerësuar. Në kundërpërgjigje, Meritoni i përmendi Julit momentin kur u betua në mënyrë të gënjeshtërt për misionin duke e krahasuar atë me një ish-mikun e vetë jashtë shtëpisë që betohej dhe luante bixhoz.

Në kundërpërgjigje, Juli i kërkoi llogari për shembullin që i ka përmendur Meritoni, për të cilën banori u sqaroi se ishte thjesht një krahasim për situatën ku ndodheshin jo për të alunduar diçka më tepër rreth karakterit të tij.

Në Prime është diskutuar edhe për aludimet e herëpashershme që i janë bërë Julit se përdor vajzat dhe në momentin që nuk i përputhet mendimi i largon ato tutje. Të pyetura rreth kësaj çështje Erjola tha se: “Unë e shoh Julin si një njeri, parimet e të cilit bien në dakordësi me parimet e mia, dhe të thonë çfarë të duan këta, jo sekretare apo të vënë grada dhe të na rrinë pincë në këmbë për të parë si duhet marrëdhënien tonë ose të mbyllin gojën.”

Ndërkohë për Riken, “Juli përpara lojës nuk vendos asnjë”.

Ledioni: Pse nuk dole me Ilnisën meqënse the që do të dalësh me Ilnisën dhe a e mendon përmendjen e herëpashershme të Ilnisës si strategji të Julit për të intimiduar ty apo beson vërtetë se Ilnisa ishte më inteligjente se ty?

Meritoni: Juli ma ka përmendur gjatë gjithë rrugëtimit Ilnisën, duke thënë se është lojtare më e fortë, gjë për të cilën mua më bëhet shumë qejfi dhe jam krenar që e kam pasur pranë si të dashur edhe lojtare. Është një lojë e tij dhe e përdor edhe me Romeon kur i thotë që nëse nuk ka Heidin nuk mundet të qëndrojë në lojë. Mënyrën se si mundohet për të nënvlerësuar lojtarët e tjerë duke më nënçmuar dhe thënë ‘puthja këmbët tjetrit’ apo ‘s’ke logjikë’, këto janë mënyra të Jul Dedës për të cilat unë mendoj se i ka një strategji të gabuar. Duhet të ndryshojë jo të bëjë të njëjtën strategji me mua me Françeskën, Rozën, Romeon etj. Unë i thashë që Juli është nga ata persona që i mban vajzat pranë në momentin që i përputhen mendimet me to, në momentin që i dalin kundër i hedh tutje. Dua ta pyes Julin se çka aludova për bixhozin në momentin që unë mora një histori me një shok timin nga jashtë që ishte bixhozxhi dhe vetëm gënjente, për të treguar se nuk ke asnjë vështirësi brenda kësaj shtëpie kështu që mos gënje dhe mos u beto për lojën.

Juli: Unë dhe Meritoni fillimisht kemi bërë një pakt që ky nuk duhet të përmend më benë dhe unë nuk do t’i përmend më fjalën që i ka dhënë Ilnisës për t’u larguar menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia. Në momentin që ky do të thyejë paktin do t’ja përmend gjithmonë premtimin që i bëri shtëpisë dhe Ilnisës.

Për mendimin tim Ilnisa ka qenë lojtare shumë më e sofistikuar dhe inteligjente se Meritoni dhe për këtë të mos t’i vijë keq Meritonit. Mendoj se Meritoni ka një ndryshim të madh midis atij para dhe pas daljes së Ilnisës nga shtëpia, ma kërkoi si mendim dhe ja dhashë. Sa i përket marrëdhënies me vajzat, nëse keni ndonjë dyshim mund t’i pyesni vetë. Nuk jam unë Meritoni që u shkonte nga mbrapa dhe u hiqte rripin dhe të tjera me radhë. Pyetja ime është kjo; cila është arsyeja që Meritoni atë historinë me shokun e vetë që luante bixhoz dhe zinte be ma tregoi mbi 16 herë? Të ma tregojë. Çfarë po aludon shoku Meriton?

Meritoni: Ca je ti… Më thuaj çfarë aludon ti kur flet për historinë time. Unë të thashë thjesht që t’i po gënjen në një situatë që nuk e ke aspak të vështirë dhe e ke të lehtë të mos zësh be port ë luash sepse është vetëm një mision, ndaj të thashë që je bërë gënjeshtar si një ish-shoku im që ka qenë bixhozxhi duke pasur varësi nga bixhozi.

Juli: Meriton kur të rritesh dhe të heqësh biberonin do merresh me mua. Tani më jep përgjigje pse e ke treguar mbi 16 herë në dhomën e rrëfimit? Ku je ti?

Ledioni: Pra Juli, ti thua që ai po ta përmend këtë histori sepse ka të bëjë personalisht me ty?

Juli: Po besoj se mund ta bëjë. Aq mend ka ai.

Meritoni: Kjo është e turpshme vëlla.

Ledioni: Nëse është kështu, kjo do të ishte e rëndë dhe Juli nuk besoj se reagimi yt do të ishte kaq i qetë nëse puna do të ishte kështu.

Juli: Po pikërisht, ndaj jam i qetë sepse nuk ka asnjë lloj lidhje dhe ai mund ta fus si histori për të aluduar sepse jemi në Big Brother.

Ledioni: Dua të pyes për diçka që tha Meritoni vajzat. Erjola dhe Rike a mendoni se Juli u mban afër kur i përputhet mendimi me tuajin dhe më pas në momentin që keni një mendim të ndryshëm ju largon?

Erjola: Unë do jap mendimin tim dhe nuk më intereson se çfarë mendon Meritoni apo të tjerët. Juli përmbi 8-9 Prime është aluduar dhe sulmuar për marrëdhënien e tij me vajzat dhe ata që thonë se ju ushqeheni me situatat tona, janë pikërisht ata që kanë ngrënë nga një çapë përditë nga marrëdhënia jonë me Julin. Së dyti, unë kam qenë ajo që kur u rihap një diskutim me Riken, Ledjonën, mua dhe Julin dhe kishte pak lidhje Françeska, kam qenë ajo që iu kundërvura Julit duke u përplasur me të dhe thënë mos më ndalo të flas.

Unë e shoh Julin si një njeri, parimet e të cilit bien në dakordësi me parimet e mia, dhe të thonë çfarë të duan këta, jo sekretare apo të vënë grada dhe të na rrinë pincë në këmbë për të parë si duhet marrëdhënien tonë ose të mbyllin gojën.

Rike: Juli përpara lojës nuk vendos asnjë. Mendon vetëm lojën, asnjë aleatë. Nëse i del kundër ta bën gjyqin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular