BallinaEkonomiNga 1 maji, skema e re e çmimit të energjisë për furrat...

Nga 1 maji, skema e re e çmimit të energjisë për furrat e bukës

Duke nisur nga data 1 maj furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë bar kafe do të paguajnë sipas skemës së re për faturat e energjisë elektrike.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi ndryshimet e propozuara nga Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike, ndërkohë që sipas skemës së re do të aplikohen 3 fasha të ndryshme, në varësi të aktivitetit që ushtrojnë këto subjekte.

Te vetmet që nuk preken nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike janë furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, ku çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/kwh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi që do të aplikohet do të jetë 9.5 lekë/kwh.

Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, për të cilat çmimi do të jetë 12 lekë/kwh. Aktualisht, të gjitha këto sipërmarrje tarifoheshin me 7.6 lekë/kwh, që ishte një çmim preferencial me qëllim mos ndikimin e kostove në çmimin e bukës.

Megjithatë, prej kohësh është ngritur shqetësimi se shumë prej furrave të bukës, funksionojnë si biznese të mirëfilltë duke tregtuar edhe produkte bulmeti, ndërsa në disa raste është shtuar edhe shërbimi i bar kafesë.

Për këtë arsye është theksuar se tashmë këto sipërmarrje duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike, duke mos dëmtuar konkurrencën. Skema e re e tarifimit për këto subjekte u dakordësua më herët mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqatës që përfaqëson këto subjekte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular