BallinaSportPSG dhe B. Dortmund kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League, eleminohen dy...

PSG dhe B. Dortmund kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League, eleminohen dy ekipet spanjolle

PSG dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League për sezonin 2023-2024. Skuadra parisiene përmbysi gjithçka në duelin e kthimit në Spanjë duke marrë një fitore 4-1.
Raphinha zhbllokoi sfidën që në minutën e 12-të, por në të 29-të, Araujo doli nga fusha me karton të kuq. PSG përfitoi nga avantazhi numerik duke barazuar fillimisht me Dembele. Në pjesën e dytë, Vitinha dhe Kylian Mbappe me dopietë përmbysën gjithçka duke i dhënë kualifikimin PSG

Dortmundi fitoi 4-2 sfidën e kthimit në “Signal Iduna Park” kundër Atletico Madrid. Brandt dhe Maatsen shënuan fillimisht për vendasit, ndërkohë që Hummels me autogol dhe Correa barazuan shifrat. Më pas Fullkrug dhe Sabitzer realizuan dy gola për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular