Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen, firmos edhe për një vit te…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të jetë edhe një sezon pjesë e klubit turk, Koniaspor.
“Panorama Sport” zbulon se kavajasi ka arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e Koniasporit deri në muajin qershor të vitit 2025.
Në orët në vijim vetë klubi turk pritet të konfirmojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Silvinjo në Kombëtare.
Ai pritet të jetë pjesë e padiskuteshme e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Cikalleshi ka shënuar këtë sezon 11 gola me Koniasporin, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.