Bashkimi Europian ka reaguar për akuzat që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë së fundmi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Në një reagim në platformën “X”, BE thekson se sulmet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve, nuk kanë vend në demokraci.
Gjithashtu, Bashkimi Europian mbështet deklaratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,-thuhet në reagimin e BE./Opinion.al