BallinaAktualitetAkuzat e Metës ndaj Altin Dumanit, reagon BE: Sulmet apo intimidimet ndaj...

Akuzat e Metës ndaj Altin Dumanit, reagon BE: Sulmet apo intimidimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, s’kanë vend në demokraci 

Bashkimi Europian ka reaguar për akuzat që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë së fundmi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. 

Në një reagim në platformën “X”, BE thekson se sulmet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve, nuk kanë vend në demokraci.  

Gjithashtu, Bashkimi Europian mbështet deklaratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. 

BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,-thuhet në reagimin e BE./Opinion.al 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular