Nga Myslim Murrizi
Po habitem shume nga kjo qe po lexoj dhe me duket tallje, ose lajthitje nga monopauza.
Ore ç’punë ka “nenkryetari” i emeruar pa vota tek Rithemelimi dhe kryetar i grupit parlamentar te kesaj force politike me deputetet e Lul Bashes????
Ky mendon qe eshte kryetar grupi edhe per Noken, Paloken, Vokshin, Gjekmarkajn, Tritanin, Luanin, Oerdin etj qe jane pjese e Rithemelimit, edhe per Bashen, Pampurin, Tasen, Alibeajn, Agalliun etj qe jane tek Basha??????
Se Berishen e kane perjashtuar bashke me Bashen ne 8 shtator 2021 dhe vazhdon ta mbajë jashtë grupit te Rithemelimit.
Çfare mase mund te marrë kryetari i nje grupi parlamentar per deputete qe jane ne nje grup tjeter parlamentar a mund te na e thote Gazi, se po na fyeni injorancen mor debila????
Ose na e thoni hapur qe jeni te gjithe bashke ne te njenjtin grup parlamentare, perveç Berishes.
Po si thote Gazi qe Pampuri dhe Agalliu do te “shkarkohen” nga pozicionet qe mbajne ne emer te grupit kur ata e kane shkarkuar Gazin nga çdo funksion qe Gazi kishte ne partine e tyre “pro” amerikane??????
Ore kaq trapa na mendoni te gjitheve????
Apo aq trapa sa jeni vete si tufe ju dukemi te gjithe si vetja???
Nuk e di a ka reaguar dikush ne mbledhje grupi apo kane duartrokitur traplliqet e Gazit dhe ka heshtur siç heshten ne shkurt 2019 kur Basha dhe Gazi i vendosen ne rresht si dele per t’u marre firmat qe te dorezonin mandatet e deputetit??
Atehere i “mirekuptova” se rrinin si vemje me shpresen qe do ishin perseri ne liste nga Basha ne zgjedhjet e radhes, edhe pse gjysmes jua futi.
Por tani mendoni prapë se listat e 2025 do t’i bejë Gazi, Agroni dhe Flamuri apo ndonje endrrimtar tjeter dhe prandaj rrini si vemje????
Hahahahaha, po nese kjo parti, ky subjekt politik, kjo opozite quajeni si te doni deri ne 2025 do te ngelet ne dore te Bardhit, Gjekmarkajt, Nokes e ndonje tjetri, atehere per çfare ju duhen listat se as ka per t’i pjerdhur kush nese jeni ne kete bote apo keni shkuar ne ps.
Megjithmend mendoni se keni aq popullaritet tek qytetaret opozitarë sa mund te jeni ju “liderat” e opozites ne 2025 ??????
Nuk e besoj kurre qe te keni avancuar kaq shume ne endrrat tuaja, por nese kjo ka ndodhur une besoj fort qe shqiptaret nuk jane njesoj me ju.