Sonte në orën 21:00, Lulzim Basha do të rikthehet në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili në ekranin e News24.
Përballë analistëve Basha do të pyetet dhe do të diskutojë një sërë tematikash të aktualitetit, por edhe të ardhmes politike.
Kreu i PD do të zbulojë cili është bilanci që nga 29 Korriku kur u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike dhe a është PD zyrtare drejt tkurrjes apo zgjerimit.
Po ashtu tema e logos dhe vulës së PD, si edhe një bashkim i mundshëm me Rithemelimin do të shtrohen në tryezën e diskutimit sonte.
Sakaq, tema si mbështetja për SPAK në kohën kur krerët e tjerë të Opozitës janë kundër, Reforma Zgjedhore dhe rezoluta e tij për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës do të marrin përgjigje nga Basha.