BallinaKryesore"SPAK kompetenca për t’i dhënë fund korrupsionit", Basha pret kryesuesen në detyrë...

“SPAK kompetenca për t’i dhënë fund korrupsionit”, Basha pret kryesuesen në detyrë të OSBE: Të hetohen nivelet më të larta të qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.

Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

Kryetari i PD,  shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili  ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.

“Sot institucioni i vetem që ka kompetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë.

‘Prandaj, Partia Demokratike  është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë”.

Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës’.

“Detyra e politikës, –  tha Basha,  është tu japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan ti përfaqësojnë ne Parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular