BallinaBotaIzraeli sulm në një bazë ushtarake! Irani: Janë rrëzuar 3 dronë, s’ka...

Izraeli sulm në një bazë ushtarake! Irani: Janë rrëzuar 3 dronë, s’ka pasur asnjë raketë! Vendet bërthamore janë të sigurta

Dy zyrtarë amerikanë kanë raportuar se një raketë izraelite ka goditur Iranin.

Shpërthimet u dëgjuan në qytetin e Isfahanit, ku mediat iraniane raportuan se tre drone u shkatërruan pasi sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit u aktivizuan.

Isfahani është shtëpia e një baze ajrore iraniane dhe disa objekteve ushtarake.  Mediat iraniane informojnë se të gjitha objektet bërthamore janë të sigurta.

Ndërkohë kaa pasur mohim të drejtpërdrejtë të një sulmi raketor në Iran nga një zyrtar i agjencisë hapësinore iraniane në X.

Hossein Dalirian shkroi: “Nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga kufijtë e jashtëm në Isfahan apo pjesë të tjera të vendit”.

Ai tha se Izraeli kishte “bërë vetëm një përpjekje të dështuar dhe poshtëruese për të fluturuar me dronë që gjithashtu janë rrëzuar”.

Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar të njëjtën gjë, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në disa zona të vendit gjatë natës, por nuk ka pasur raportime për ndonjë shpërthim.

Ai shton se të gjitha objektet, përfshirë objektet bërthamore, janë të sigurta.

Mediat shtetërore iraniane po citojnë një gjeneral të ushtrisë në provincën Isfahan të ketë thënë se nuk janë raportuar dëme.

“Zhurmat e forta janë dëgjuar në Isfahan për shkak të gjuajtjes së mbrojtjes ajrore në objekte të dyshimta. Nuk ka pasur dëme,” thotë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular