BallinaPolitikeKryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë takon Metën: Mbështesim plotësisht SPAK-un,...

Kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë takon Metën: Mbështesim plotësisht SPAK-un, gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, me anë të një postimi në X shprehet se ka takuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pasztory deklaron se OSBE shpreh mbështetje të plotë për SPAK, duke shtuar se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush.

U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.

Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular